Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar se persona të panjohur, në intervale të ndryshme kohore kanë deponuar para që dyshohen se janë të falsifikuara.
Shuma e këtyre parave kap shifrën mbi dy mijë euro.
Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.
“Një mashkull kosovar zyrtar në një bankë, ka raportuar se në intervale kohore të ndryshme nga person-a të panjohur janë deponuar disa monedha dhe kartëmonedha të ndryshme ( 4×50, 4×20, 5×5€, 1087 x 2€) që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë.