Fjalë Kyçe

Emërimi i trajnerit të ri, Analistët: Të ketë autoritet para lojtarëveTemaLexohet

Emërimi i trajnerit të ri, Analistët: Të ketë autoritet para lojtarëveTemaLexohet

Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë ka një trajner të ri. Në krye të Dardanëve për dy vitet e ardhshme do të jetë austriaku, Framco Foda.

Me këtë rast, analistët e futbollit kanë bërë thirrje që trajneri i ri të sjellë rend dhe të ketë autoritet para lojtarëve.

Trajneri Gani Sejdiu ka thënë për KosovaPress, se trajneri i ri i Kosovës duhet të ketë aftësi për të nxjerrë më të mirën nga futbollistët, por edhe të vendosë rend dhe disiplinë.

Nga ana tjetër, analisti i futbollit Alban Lumi ka deklaruar se ajo që i nevojitet Kosovës është kompaktësia e grupit, pasi kjo ka munguar nën drejtimin e trajnerëve të deritanishëm.

Lexo po ashtu15-vjetori i Kushtetutës, LDK akuzon rëndë ekzekutivin: E shkel në vazhdimësiPër më tepër, trajneri Sejdiu ka bërë thirrje që si shembull për të pasur sukses duhet të merret puna që po bëhet tek Kombëtarja Shqiptare nga trajner brazilian, Silvinjo.

Si Sejdiu, ashtu edhe Lumi, janë shprehur të bindur se me trajneri e ri Kombëtarja e Kosovës, do të ketë sukses në ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen nga muaji shtator i këtij viti.