Fjalë Kyçe

Vdes një 4 vjeçare në QKUK – Prokuroria nis hetime

Vdes një 4 vjeçare në QKUK – Prokuroria nis hetime

Një 4-vjeçare gjatë ditës së sotme ka vdekur pas gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ajo fillimisht para pak ditësh ishte mjekuar në spitalin e Gjakovës.

Për këtë rast prokurori i shtetit ka iniciuar rastin “hetim i vdekjes”.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksionn”, ka thënë ai.