Deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe të tjerët janë larguar nga sheshi dhe nuk dihet nëse do të shkojnë drejt selisë blu apo tek rruga “Mustafa Metohiti” ku dhe banon lideri demokrat i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Po ashtu, edhe protestuesit janë shpërndarë, ndërsa sipas informacioneve nga policia, deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar për incidente gjatë tubimit.
Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen shishe molotovi drejt Kryeministrisë
Protestuesit e opozitës kanë hedhur shishe me molotov para kryeministrisë menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës.
Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para kryeministrisë.
Një grup protestuesit janë përplasur me forcat e policisë duken tentuar të shkojnë drejt hyrjes së kryeministrisë.
Disa nga protestuesit e opozitës madje kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë.
Siç shihet edhe foto, ata kanë tentuar t’i afrohen kordonit të policisë, por deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.
Po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur drejt policëve.