Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes një aksioni të përbashkët me Doganën dhe Policinë e Kosovës në tri komuna kanë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët s’kanë prezantuar dokumente.
MINT, përmes një komunikate për media ka thënë se deri tani janë konfiskuar rreth 800 copë që i përkasin produkteve të ndryshme.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut po zhvillon sot një aksion të përbashkët me Doganën dhe Policinë e Kosovës në tri regjione (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë) me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimi dhe falsifikimi”.
“Gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar”, thuhet në komunikatë.