Dy persona janë arrestuar në Podujevë pasditen e së premtes, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Njëri nga ta kishte sulmuar familjarët, ndërsa tjetri kishte kanosur axhën e tij.
Pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE” – Raporti i Policisë
Podujevë 23.02.2024-17:30. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij dhe tjetri kishte kanosur axhën e tij. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.