Policia e Kosovës kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok ku kanë zbuluar një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme.
“100 cope pije të forta alkoolike, 150 cope plazma, 9 kg duhan të grire dhe 4200 cope cigare”, janë mallrat që janë kapur.
Njoftimi:
Zubin Potok, 24 shkurt 2024 në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok.
Gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme. Konkretisht:
• 100 cope pije të forta alkoolike
• 150 cope plazma
• 9 kg duhan të grire
• 4200 cope cigare
Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë.