Fjalë Kyçe

Shkatërrohet laboratori i drogës në Leposaviq, i dyshuari arrestohet duke hyrë në Jarinjë

Shkatërrohet laboratori i drogës në Leposaviq, i dyshuari arrestohet duke hyrë në Jarinjë

Një laborator i drogës është shkatërruar të shtunën nga policia në fshatin Graniçan të Leposaviqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka njoftuar se i dyshuari për improvizimin e këtij laboratori për kultivim të kanabisit në shtëpinë e tij, gjendej në arrati, ndërsa është arrestuar duke hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinjë.

I dyshuari R.V, 43-vjeçar, është dërguar në ndalim prej 48-orësh.

Gjatë bastisjes, Policia ka njoftuar se në një dhomë të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuara të kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri në 1.85cm, si dhe pasje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim).

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda dhe me udhëzim të tij nga bimët merren disa mostra që do të dërgohen në laborator, kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen. I dyshuari nuk është hasur në lokacion dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri. Në lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim te Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, ka thënë Elshani.