Deputeti i PDK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ani pse ligji që cakton çmimin e barnave ka hyrë në fuqi, i njëjti nuk ka filluar ende të implementohet.
Ai, thotë se derisa nuk ka implementim të këtij ligji mund të ketë rritje të kontrabandës dhe futjes ilegale të barnave në Kosovë.
…
“Ligji ka hyr në fuqi, por ka probleme në implementim dhe kjo rrezikon rritjen e kontrabandës dhe futjes ilegale të barnave në Kosovë sepse MSH është vonuar në miratim të akteve nën ligjore për ta rregulluar këtë fushë”, është shprehur Haxhiu, për Front Online.