Një person dyshohet se është rrëmbyer në rrugën “Fadi Vata” në Prishtinë e është dërguar në një mal në afërsi të kryeqytetit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, autoritetet njoftuan se informatën e kanë pranuar të hënën nga shoku i viktimës, por pas disa orësh personi që dyshohet se është rrëmbyer është paraqitur në stacionin policor.
Njësitet e hetimeve rajonale po e trajtojnë rastin e nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti është iniciuar si “rrëmbim”.
“Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin policor.