Një banesë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes, kanë konfirmuar Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit që kanë bërë të ditur po ashtu se nuk ka të lënduar.
Siç ka thënë Malë Gashi nga njësiti i zjarrfikësve në Prishtinë, në këtë rast janë evakuuar dy fëmijë dhe një grua nga banesa më lartë se ku ishte zjarri.
“Shpëtimi i jetës është suksesi më i rëndësishëm në jetën tonë”, ka shkruar ai në Facebook teksa ka publikuar fotografi nga intervenimi.
Në polici kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 e se në vendngjarje janë njësitet policore.
Raportimet për raste të djegieve janë shpeshtuar javëve të fundit.