Fjalë Kyçe

AIP kërkon nga kompanitë publike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave

AIP kërkon nga kompanitë publike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), kërkon nga kompanitë publike mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë procesit të shpërndarjes së faturave.
Sipas AIP ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale janë të obliguara të sigurojnë masat e duhura të sigurisë me rastin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët (shpërndarjes së faturave) dhe të vendosin masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rreziqeve të mundshme të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve.

AIP njofton se kërkesa e Agjencisë drejtuar Ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Lokale është bërë pas takimeve informuese të realizuara me Kryeshefat Ekzekutiv dhe Kryesuesit e Bordeve të institucioneve. Për të plotësuar kërkesën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga Kompanitë Publike që të ndërmarrin veprime deri 30 Qershor 2024.

“Kërkesa e Agjencisë për Informim dhe Privatësi është dërguar në Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale: Ndërmarrja Publike Qendrore ‘’KEDS’’, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Prishtina’’ Prishtinë, Ndërmarrja Publike “Termokos”, Sh.A, në Prishtinë, Ndërmarrja Publike ‘’Hidromorava’ ’Gjilan, Kompania Rajonale ‘’Hidrodrini ’’Pejë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘’Bifurkacioni’’Ferizaj, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A- Prishtinë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ekoregjioni’’ sh.a në Prizren, Kompania Rajonale për Mbeturina N.P.L ‘’Higjiena’’, në Deçan, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ‘’Mitrovica’’ në Mitrovicë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Çabrati’’ në Gjakovë, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Ecohigjiena’’ në Gjilan, Kompania Rajonale për Mbeturina ‘’Pastërtia’’ në Ferizaj Kompania Rajonale për Mbeturina “Ambienti SHA në Pejë dhe Kompania Regjionale e Ujësjellësit’’KRU Hidroregjioni Jugor’’sh.a, në Prizren”, njofton AIP.