Fjalë Kyçe

AAK kundërshton Projektligjin për Zyrtarët Publikë, Tahiri paralajmëron se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

AAK kundërshton Projektligjin për Zyrtarët Publikë, Tahiri paralajmëron se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa asnjë konsultim.

Tahiri në një konferencë për media tha se janë të brengosur për miratimin e këtij ligji, transmeton Telegrafi.

“Qeveria dje ka votuar ligjin për zytarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj, dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, tha ai.

Tutje, Tahiri tha se përmes një procesi ligjor të synohet kapja e administratës së shtetit, ai tha se nuk do ta lejojnë këtë dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.