Dy persona kanë vdekur të shtunën mbrëma, pas lëndimeve që morën derisa ndodheshin ne një kombibus që u godit nga treni në Krushevë të Madhe të Klinës, ka konfirmuar Policia.
Të lënduarit u dërguan në emergjencën e Spitalit të Pejës, por ekipet mjekësore nuk arritën t’i mbajnë në jetë.
Kombibusi u godit kur doli në hekurudhë, derisa treni po kthehej nga Peja për në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur pas orës 18:00.