Të shtunën në mbrëmje u qëllua për vdekje boksieri nga Kosova, Besar Nimani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bielefeldit.
Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria, transmeton Klankosova.tv
Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.
Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar.
Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.
Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.