Fjalë Kyçe

Sogojeva-Dermaku: 40 mijë euro gjobë e mbyllje të ndërmarrjes nëse shpërndahen sërish faturat pa zarfe

Sogojeva-Dermaku: 40 mijë euro gjobë e mbyllje të ndërmarrjes nëse shpërndahen sërish faturat pa zarfe

Nga 20 mijë e deri në 40 mijë euro parashihet që të jenë gjobat për ndërmarrjet publike të cilat bëjnë shpërndarjen e faturave pa i futur ato në zarfe. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku.

Ajo ka kërkuar nga to që shpërndarjen e faturave ta bëjnë duke i vendosur në zarfe, në mënyrë që personat tjerë të mos kenë qasje tek to. Komisionerja e AIP-së, ka thënë se do të bëjnë inspektim se a është duke u respektuar kjo rregullore, dhe sipas asaj, nëse gjejnë shkelje ndërmarrjet mund të dënohen nga 20-40 mijë euro minimalja dhe nëse shkeljet janë të vazhdueshme gjoba mund ta mbyllë edhe ndërmarrjen.

“Ka qenë shqetësim i qytetarëve vazhdimisht që ne i kemi dëgjuar përfshi edhe vetë neve. Po ashtu ka qenë kërkesë e Kuvendit qysh ne raportimet e mia të para Komisionit për Siguri. Ishte momenti ky që ne kemi takuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe në veçanti, përveç të tjerash i kemi kërkuar që faturat të zarfohen, faturat të mos lihen më në ambiente ku mund të kenë qasje personat e pa autorizuar. Rezistencë në kuptimin papajtueshmëri nuk ka pasur, kanë paraqitur problemet e tyre teknike por edhe financiare, mirëpo gjithsesi ne tash e kemi lëshuar qarkoren e kemi përcaktuar një afta dhe brenda afatit presim që të reflektojnë këto ndërmarrje publike. Po që se nuk do të reflektojnë, mbi bazën e ligjit dhe autorizimeve ligjore që i kemi do të ndërmarrim veprime. Jo nuk do të shqiptohet gjobë para se të bëhet inspektimi do të bëhet inspektimi pastaj edhe do të shqiptohet gjoba nëse është e nevojshme. Gjoba fillon prej 20 mijë euro e përfundon varësisht prej shkeljes që behët, do të thotë deri në 40 mijë është ky limit për një shkelje, por nëse e gjejmë shkeljen e dytë, tret e të katërtën e kështu me radhë normalisht është kumulative dhe mund të jete një gjobë që mund ta mbyllë edhe ndonjë ndërmarrje e të mos flas për bizneset”, ka thënë ajo.

Sogojeva-Dermaku, ka thënë se Agjencia së fundi ka lëshuar edhe një qarkore për gjitha institucionet publike ku ka kërkuar nga to që në hyrje të ndërtesave të institucionit të mos ju ndalohet vizitorëve letërnjoftimi. Sipas saj, letërnjoftimi, numëri personal është një e dhënë personale që mund të kërkohet vetëm për qëllime legjitime dhe ai mund të kërkohet vetëm nga institucionet e sigurisë.

Ajo ka theksuar se vitin e kaluar Agjencia ka kryer një numër të inspektimeve në spitalet private për përpunimin e të dhënave shëndetësore të qytetareve dhe se kanë bërë procesverbalet dhe kemi nxjerr vendime detyruese për përmbushjen e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave.

“Ne kemi lëshuar një qarkore për gjitha institucionet publike në vend ne nivel qendror e lokal, ku kemi kërkuar nga institucionet që në hyrje të ndërtesave të institucionit të mos ju ndalohet vizitorëve letërnjoftimi. Letërnjoftimi numri personal është një e dhënë personale që mund të kërkohet vetëm për qëllime legjitime e që në fakt as një institucion nuk ka qellim legjitim nuk e ka bazën për përpunim të tillë, për shkak se askujt nuk i duhet numri i letërnjoftimit përveç institucioneve të sigurisë. Ndërsa për institucione të tjera letërnjoftimi kërkohet vetëm sa për identifikim, por jo edhe të ndalohet letërnjoftimi. Njëjte do të veprojmë edhe për institucionet po që se zbatojnë këtë kërkesë tonën brenda afatit. Vitin e kaluar ne kemi kryer një numër të inspektimeve në spitalet private për përpunimin e të dhënave shëndetësore të qytetareve tanë. Kemi bërë procesverbalet dhe kemi nxjerr vendime detyruese për përmbushjen e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Po që se nuk do të kemi përmbushjen sipas vendimeve dhe afateve që kemi vendosur në vendimet tona atëherë do të ndërmerren masat dhe në këtë rast agjencia do të veproj direk me gjobë”, ka thënë ajo.

Sogojeva-Dermaku ka thënë se Agjencia ka nisur edhe një cikël takimesh me kryetaret e komunave për ti njoftuar ata dhe për t’ju bërë thirrje që ti plotësojnë kërkesat e ligjit për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave.

“Kemi filluar një cikël të takimeve me kryetaret e komunave konkretisht, arsyeja është që për se afërmi ti njoftojmë ata dhe të ju bëjmë thirrje që ti plotësojmë kërkesat e ligjit për qasje në dokumentet publike dhe mbrojtjen e të dhënave. Kjo për një qëllim të vetëm, këtë vit në do ta zhvillojmë programin e transparencës dhe kemi shkuar që të ju sqarojmë edhe për se afërmi se çka do të përfshije ky program që ndërlidhet me zbatimin e nenit 5 të ligjit që parasheh publikimin proaktiv të dokumenteve publike. Në anën tjetër dhe shumë të rëndësishme e kemi instalimin e praktikës për hartimin e politikave të privatësisë. Si dhe një rregullativë tjetër që ka të bëjë me instalimin e masave të sigurisë për procedurat e përpunimit të të dhënave personale nëpër këto institucione”, ka thënë ajo./EO