Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në fshatin Krushevë të Klinës, ku për pasojë vdiqën dy persona, pasi u përfshinë një furgon dhe treni.
Vdekjen e çiftit e konfirmoi për Reporteri.net Policia e Pejës.
“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Fadil Gashi për Reporteri.net.
Ndërkaq sot gjatë ditës si pasoj e këtij rasti banorët e fshatit Krushevë kanë bllokuar hekurudhën e trenit ku ka ndodhur ngjarja.
Banorët gjithashtu kanë kërkuar vendosjen e laurës në hekurudhë, në këtë ngjarje prezent janë edhe policia e Kosovës të cilët po bisedojn me banorët për t’i bindur ta lirojnë rrugën dhe hekurudhën për qarkullim.