Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në magjistralen Gjilan -Ferizaj është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrbanduara.
Gjatë kontrollit të automjetit bëhet e ditur se është hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa fatura , të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.
Gjithashtu në njoftimin e Doganës thuhet se është gjetur tekstil i firmave të ndryshme, kozmetikë me prejardhje dhe prodhim serb si dhe disa pako me hurme.