Policia në Gjakovë ka ndalur katër vetura në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka” të cilat po bënin gara shpejtësie.
Ndaj shoferëve janë ndërmarrë masa ligjore.
Njëri shofer është gjobitur me 150 euro, dy të tjerë me 150 dhe një muaj msë mbrojtëse, njëri me ndërsa shoferi i katërt me 150 euro.
“Me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitete policore me qëllim parandalimin e aksidenteve të trafikut, identifikimin e kundërvajtësve, në veçanti identifikimin dhe parandalimin e organizimit të garave të shpejtësisë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me datën 11.03.2024 kanë identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka”, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.