Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.
Aliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se të martën kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugëve ndërkufitare që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.
Sipas tij, kjo rrugë ka gjatësi prej 6.3 kilometrash.
“Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherësh do hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone”, ka shkruar Aliu.