Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për tokat e Manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë në platformën “X”, edhe pse e quan vendim të vonuar, ambasadori gjerman thotë se kjo shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit.
“Më në fund u bë Edhe pse zbatimi i Kosovës për vendimin e Manastirit të Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit⚖️. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde në “X”.
I pari i Qeverisë madje tha se krahas kësaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka kërkuar notë verbale lidhur me këtë çështje në Këshillin e Evropës.
“Sot i kemi thënë Agjensionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja Donika Gërvalla i ka kërkuar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit atje, kah mesi i prillit Asambledhja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe në fund të majit, Këshilli i ministrave në Këshillin e Evropës që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë