Fjalë Kyçe

Krasniqi flet pas takimit me Escobar

Krasniqi flet pas takimit me Escobar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

“Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj.

Sipas liderit të PDK-së, partneriteti Kosovës me SHBA-të është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.