Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar që ta zgjedh kryesuesin e ri, kandidatin e pavarur, Fehmi Kupina.
Në votim morën pjesë, 30 anëtarë, 10 prej tyre abstenuan, ndërkaq 20 votuan pro.
Votimi për zgjedhjen e kryesuesit po vazhdon në rundin e dytë.
Kontratat njëburimore përplasin pushtetin me opozitën, akuza për “korrupsion masiv”
Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 27 shkurt në një seancë të të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.