Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, ka komentuar largimin e Vetëvendosjes nga salla e kuvendit.
“Kjo partia në pushtet sikur e ka pasë monopolin me akuzu e etiketu gjithkënd për hajni, nuk kanë lënë njeri pa etiketu qysh kanë dashtë. Tash u kriju kjo situata, mu cu e me lëshu kuvendin pikërisht kur folët për hajni. I bjen që këta me bo me i nxen tu vjedh po ju metke hatri”, tha Berisha.
Ai tha se prokurori i shtetit duhet të iniciojë hetim për kontratat njëburimore.