Fjalë Kyçe

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur kryesuesin e ri.

Me 22 vota për, Fehmi Kupina është zgjedhur kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, për të dytën herë në këtë pozitë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tek në rundin e tretë të votimit ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.

Fehmi Kupina nuk arrin të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në rundin e parë të votimit
“Me të vërtetë sot ndihem me fat dhe krenar, qoftë si politikan apo si individ sepse për mua nuk ka nder e vlerësim më të lartë që mund të më bëhet sesa vlerësimi i qytetarit të Prishtinës.

Sot zotohem para jush dhe para qytetarëve se do të vazhdoj të punoj për të mirën e përgjithshme dhe publike në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Do të jem i hapur për bashkëpunim me të gjithë”, ka thënë Kupina pas rizgjedhjes në këtë post.

Kujtojmë se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 27 shkurt në një seancë të të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.