NATO nuk duhet të emërojë kryeministrin holandez, Mark Rutte, si sekretar të përgjithshëm pa mbajtur diskutime më të gjëra rreth sfidave të aleancës ushtarake në të ardhmen, ka thënë ministri i Jashtëm i Letonisë.
Deklaratat nga Krisjanis Karins reflektojnë një ndjesi në mesin e shteteve anëtare të reja se ato po shtyhen nga fuqitë e mëdha të NATO-s ta mbështesin Rutten, pa një debat rreth nevojave të aleancës në të ardhmen, raportoi Guardian.
“Ka një ndjesi në mesin e shteteve anëtare të reja – dhe 20 vjet nuk është i ri – dhe është mjaft e përgjithshme: mos ndoshta është koha e duhur të hapen diskutime dhe të shikohen këto shtete si burim potencial për një lider? A po dëgjohen argumentet dhe shqetësimet tona apo jo?” ka thënë Karins.
Presidenti i Rumanisë, Klaus Johannis, ka njoftuar kandidaturën e tij për postin dhe se po kërkon mbështetje gjatë kësaj jave. E, Rutte do të ishte holandezi i katërt që mban këtë pozitë nëse e merr detyrën.