Fjalë Kyçe

Tentoi të shiste 5,000 monedha dyeuroshe false, arrestohet

Tentoi të shiste 5,000 monedha dyeuroshe false, arrestohet

Një person është arrestuar për përfshirje në falsifikim të parave. Policia ka konfiskuar mbi 10 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Hetuesit policorë në zbatim të urdhëresës “Masa të fshehta hetimore” nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka identifikuar të dyshuarin.

“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe sekuestruar 5000 euro në monesha 2-euroshe, 3 kartëmonedha nga 20 euro, ka sekuestruar po ashtu veturën e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.