Në Bankën Qendrore të Kosovës janë deponuar monedha të falsifikuara.
Një zyrtar i një banke ka deponuar aty gjithsej 2239 euro në monedha.
Monedhat janë sekuestruar për ekzaminim.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.