Fjalë Kyçe

Besnik Boletini rizgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së

Besnik Boletini rizgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të hënën ka rizgjedhur Besnik Boletinin kryetar.

Ai thuhet se është rizgjedhur në këtë pozitë pasi Kuvendi i Kosovës e ka rizgjedhur atë dhe Arta Berishën si anëtarë të Bordit të RTK-së me mandat shtesë 3-vjeçar.

“Në mbledhjen e Bordit të zhvilluar me datë 18 mars 2024, në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe Rregulloren e punës së Bordit të RTK-së, anëtarët e Bordit kanë rizgjedhur për kryetar të Bordit të RTK-së Besnik Boletini për një mandat shtesë”, thuhet në njoftimin e Bordit.

Boletini ka qenë në këtë detyrë për një mandat dyvjeçar deri në dhjetor 2023, kur mandati i tij ka përfunduar.

“Duke filluar nga data 18 mars 2024, Bordi i RTK-së do të vazhdojë punën nën udhëheqjen e Besnik Boletinit si kryetar, ndërsa Albulena Mehmeti do të vazhdojë të mbajë pozicionin e nënkryetares”, thuhet në njoftim.