Një person në Gjakovë është arrestuar të hënën në mbrëmje pasi dyshohet se ka vrarë me pushkë gjuetie një qen për të cilin ka thënë se i ka hyrë në oborr dhe ia ka sulmuar familjarët e ia ka mbytur qenin e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari në fshatin Race posedon lejen për armën e gjuetisë.
Është iniciuar rast për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është raportuar në Polici nga pronari i qenit të vrarë.
“Fsh. Race, Gjakovë 18.03.2024-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.