Më 21 mars presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson.
Ky takim siç njofton zyra për media e Presidencës do të nis në orën 10:00 dhe mediat mund të marrin pamje para fillimit të takimit.
Pas takimit, do të ketë një deklarim për media.
Robinson sot ka vizituar pikën kufitare në Morinë dhe i ka ndarë një çmim drejtuesit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, për aksionin “Pika”.