Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve.
Dy nga rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe një në Mamushë.
Rastet:
Fushë Kosovë NN-NN. Me 20.03.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 28.12.2023-01:34. Me 20.03.2024 është hapur rasti i lartcekur si vazhdimësi e informatës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Mamushë 05.03.2024 – 18:00. Më 20.03.2024 ankuesja femër kosovare ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar.