Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar sot 25-vjetorin e sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe.
Ambasadori Rohde në një postim në X ka shkruar se 25 vjet më parë u bë ajo që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit.
“Përvjetori i fillimit të Operacionit “Forca e Bashkuar” të NATO-s para 25 vitesh nuk është arsye për feste. Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizorit e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, shkruan Rohde në X.