Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe.
Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka njoftuar se kjo pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.
Gjithashtu bëhet e ditur se Osmani do të marrë pjesë edhe në Përurimin e Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe.