Fjalë Kyçe

Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri

Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë.

Osmani mes tjerash theksoi se fati i një pjesë të të zhdukurve me dhunë, mbetet ende i pazbardhur, nda siç shtoi ajo, krahas kujtimit për martirët, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë mbetet përkushtim i çdoditshëm, njofton Klankosova.tv.

“Të rrethuar në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, 25-vjet më parë forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, pasi që iu ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, vranë dhe masakruan 46 shqiptarë”, tha Osmani.

“Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën mënyrë u vranë shqiptarë edhe në lagjen Bair të Mitrovicës, në Dumnicë të Vushtrrisë dhe në Poterq të Klinës. Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri”.