Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për dhjetëditëshin e parë të prillit, sa do të shkojnë temperaturat

Parashikimi i motit për dhjetëditëshin e parë të prillit, sa do të shkojnë temperaturat

Mot edhe më i ngrohtë se dje dhe kryesisht me diell parashihet të mbajë sot në vend. Temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë, sipas “Mendimi për motin”.

I ngrohtë mbetet moti edhe ditën e diel dhe të hënë, me vransira që kalojnë kohëpaskohe, por nuk priten gjasa për të reshura shiu, raporton Express.

“Temperaturat maksimale mbesin të larta deri në 25C, lokalisht edhe 26C. Të martën orëve të hershme të mëngjesit kalimi i një fronti pritet të sjell shkurtimit reshje shiu. Temperaturat maksimale zbresin në 18C”, thuhet në njoftim.

Pas mundësive për të reshura të martën, ditëve tjera pritet mot i ngrohtë dhe me më shumë intervale me diell.

“Sipas trendeve më të fundit në dhjetëditëshin e parë të prillit, pas mundësive për të reshura ditën e martë, mbetet mot i ngrohtë dhe me më shumë intervale me diell. Maksimalet luhaten ndërmjet 17C e 20C, e ato minimale ndërmjet 5C e 8C. Nga fundjava e ardhshme sërish temperaturat ka gjasa të rriten mbi 20C. Tek pas dhjetëditëshit të parë, temperaturat marrin një tendencë të rënies, e paraqiten më shumë vransira, por edhe sinjale për mundësi të reshjeve të shiut”, thuhet në njoftim.