Fjalë Kyçe

Qytetari kapet duke kontrabanduar mish nga Serbia

Qytetari kapet duke kontrabanduar mish nga Serbia

Një qytetar, shtetas i Kosovës me kombësi shqiptare, është kapur nga Policia e Kosovës duke kontrabanduar mish nga Serbia.

Ai është arrestuar të mërkurën në Komunën e Kamenicës.

“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se i njëjti ishte duke transportuar mish. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kosova i ka vendosur disa muaj më parë tarifë prej 100 për qind produkteve serbe.