Fjalë Kyçe

Kurti: SHBA-ja nuk duhet të presë që ta shoh Beogradin me sytë e saj

Kurti: SHBA-ja nuk duhet të presë që ta shoh Beogradin me sytë e saj

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk SHBA-ja nuk duhet të presë nga ai që ta sheh Beogradin me sytë e Departamentit të Shtetit.

Sipas tij, SHBA-ja dhe Serbia kanë njohje reciproke. Ka shtuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe SHBA-ja ishte dëshmitare.

“Nuk pres nga SHBA-ja që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit të Shtetit. Prandaj unë mendoj që Serbinë e njoh më mirë dhe nuk mund ta kem të njëjtin qëndrim as ndjeshmëri sikur Departamenti i Shtetit Amerikan. Prandaj unë mendoj që duhet të bisedojmë, por kjo nuk do të thotë që të jemi identikë”, ka thënë ai në “Public Square”.

Kurti ka thënë se ambiciet e tij për Republikën e Kosovës janë më të mëdha se të Washingtonit dhe Brukselit.

Sipas tij, kjo është normale.

“Çfarë ardhmërie mund të presim ne për shtetin tonë dhe kombin tonë nëse ndërkombëtarët i kanë ambiciet më të mëdha për ne se ne për popullin tonë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se rezultatet që priteshin nuk i kanë sa i përket dialogut me serbët e Kosovës, ashtu siç kishte premtuar para se të merrte mandatin e kryeministrit.

Sipas tij, kjo për shkak se në njërën anë ka pasur një tejreagim nga ana e Beogradit dhe në anën tjetër sipas tij, për shkak se një pjesë e punës së Qeverisë nuk është bërë publike.

Ka thënë se nuk ka ditë që nuk takon qytetarë serbë të Kosovës.

“Kërkesa e tyre e parë dhe e fundit teksa dalin nga takimi është që të mos ketë fotografi, komunikatë e të mos përmenden emrat. Serbët që integrohen në sistemin e Kosovës, heqin të zitë e ullirit nëse shkojnë në Serbi. Është shumë e vështirë për serbët e Kosovës të thonë se janë takuar me kryeministrin Kurti. Mua më dhemb zemra që nuk po arrij t’i mbrojë serbët që po integrohen në Kosovë”, ka thënë ai