Rajon
OpEd
Sport
Futboll vendor
Futboll ndërkombëtar
Basketboll
Luftarake
Sporte të tjera
Kulturë
Shtojca për Kulturë
Magazina
Lifestyle
Kuriozitet
Showbiz
Horoskopi
Auto
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën. Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ata të nisin sulme agresive.
Sveçla ka shtuar se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar.
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë Sveçla për “News24”.
Sveçla ka folur edhe për çështjen e dinarit, për çka ka thënë se Kosova ka për qëllim të jetë vend demokratik, ku sundon rendi dhe ligji.
“Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, dhe duhet të jemi po ashtu edhe një shtet normal, i pavarur dhe sovran. Nuk aspirojmë asgjë më shumë se sa të jemi një vend demokratik, ku rendi dhe ligji sundon. Dhe qoftë vendimi për dinarin, qoftë vendimet e mëhershme për targat, për energjinë elektrike, janë vendime më se normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, është shprehur ai.
Sveçla ka folur edhe për raportet e kryeministrit Albin Kurti me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre.