Me rastin e Ditës së Kushtetutës të Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë vendosur aty një tepih ku shkruan “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.
Ky Forum ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është shkelësja më e madhe e Kushtetutës.
Sipas kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, “në vend të urimit Qeverisë duhet t’i rikujtohet se e ka shkelur Kushtetutën shtatë herë”.
“Fatkeqësisht në vend të urimit sot duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se gjatë mandatit të saj, Kushtetuta e vendit tonë është shkelur plotë shtatë herë. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë në kompetencat e komunës se Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrezoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste te Veçanta te Destabilizimit ne Treg ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari””, është shprehur ai