Liridona Sijarina nga Qendra Kosova për Studime Gjinore ka thënë se është shqetësuese dhe e çuditshme heshtja e profesorëve të Universitetit të Prishtinës (UP) ndaj ngacmimeve seksuale.
Ajo ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se 27 studente e kanë raportuar një profesor për ngacmim seksual, e UP-ja “sillet sikur nuk ndodh asgjë”.
“Mënyra si janë të punësuar profesorët s’është se ta jep një liri se procesi do të shkojë në mënyrë të rregullt. Nëse i pyet vajzat e gratë e sheh se ku është frika e tyre, ka shumë pushtet politik e kjo shoqërohet me mizogjini që gjendet brenda UP-së. Është e çuditshme heshtja e profesorëve, e punonjësve teknikë dhe e studentëve”, është shprehur Sijarina.
Kemi kulturë të dhunës seksuale dhe kjo sinjalizon vonesën e rregullores që është në fuqi në UP. Çdo profesor e di sot se në cdo fakultet ku japin mësim ka ngacmues”