Panelisti në “Konfront”, Rron Gjinovci, ka thënë se Këshilli i Etikës të Universitetit të Prishtinës (UP) po e cenon dinjitetin e studentëve që e raportuan profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.
Ai ka thënë të enjten se UP-ja duhet të marrë masa të menjëhershme, derisa shtoi se profesori do të përjashtohet pasi “UP-ja s’ka kah t’ia mbajë”.
“Këshilli i Etikës bën skandale, por tash por po flasim për cenim të dinjitetit e integritetit të njeriut. Kjo është shqetësuese. Kjo është pikë kthese kur u shkarkuar Ibrahim Gashi, këta s’e dinë çka po i gjen”, ka thënë Gjinovci.
Sipas tij, protestat do të vazhdojnë.