Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës ka njoftuar se sot, për herë të parë do të hapin edicionin e parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës.
Ceremonia e hapjes do të mbahet nga ora 17:00 në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë diplomatët prej mbi 30 shteteve të botës.
Njoftimi i plotë:
Ceremonia e hapjes së Shkollës për Diplomaci të Diasporës
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, ka kënaqësinë t’ju ftojë që ta përcjellni ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës.
Ceremonia e hapjes do të mbahet sot, me datën 12 prill 2024 (e premte), duke filluar nga ora 17:00 në objektin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, në Prizren.
Programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës, si një tematikë që ka filluar të marrë më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën. Diplomatë prej mbi 30 shtete të botës do të na bashkohen në edicionin e parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës, për këtë synim.