Lagjet Mati 1, Taslixhe 1 dhe 2 në kryeqytet kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se deri te ndërprerja e furnizimit me ujë në këto lagje ka ardhur për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Liqeni i Badocit.
Sipas njoftimit nga kjo kompani këto zona do të mbesin pa ujë deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike, pa bërë të ditur se kur mund të kthehet furnizimi me ujë.