Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë nuk ka ende informacione se nga cilët operatorë furnizohet Elektroseveri për shpërndarjen e energjisë elektrike në veri të Kosovës, thotë Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së.
Megjithatë, kjo kompani, e cila është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS, është duke i respektuar ligjet e Kosovës, thotë Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së, për Radion Evropa e Lirë.
Nga qershori i vitit 2022, Elektroseveri ka marrë licencën nga ZRRE-ja për furnizimin me energji elektrike të katër komunave me shumicë serbe në veri – Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok – dhe për faturimin e qytetarëve atje.
Këta të fundit, që nga paslufta, nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar. Për një kohë, ajo u është faturuar qytetarëve të pjesëve të tjera të Kosovës, e pastaj institucioneve.
Elektroseveri ka filluar shpërndarjen e faturave në veri nga fundi i shkurtit.
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu