Kryeministri Albin Kurti ka bërë nderime te memoriali “Heroinat” në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kurti ka thënë se rreth 20 mijë gra e burra kanë paguar çmim të lartë fizik, psikik e emocional për lirinë e vendit.
Sipas tij, institucionet dhe qytetarët duhet të punojnë kundër stigmatizimit të kësaj kategorie, pasi u mjafton ajo me çka janë përballur gjatë luftës.
“Ministria e Drejtësisë, Qeveria jon ë, unë si kryeministër, Kuvendi, Presidentja, mekanizmat dhe institucionet e shtetit janë në krye të detyrës në mënyrë që kësaj kategorie t’i ndihmojmë dhe ta mbështesim me krejt çka mundemi. U bëjmë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë kundër stigmatizimit. Kjo kategori ka kripë në plagë që i bën plagët e luftës të djegin edhe më shumë”, ka thënë Kurti.
Para mediave është prononcuar edhe një prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman. Ajo ka thënë se tani Kosova e ka ushtrinë dhe policinë e saj, që nuk do ta bënin kurrë krimin që e ka bërë Serbia.