Një person i mitur dyshohet se është zhdukur në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se sipas babait të viktimës, ai është larguar nga shtëpia që nga mëngjesi i së premtes dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Lidhur me rastin thuhet se është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë filluar hetimin.