Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për pesë ditët e ardhshme parashihen ulje të temperaturave dhe reshje shiu.
Sipas Institutit, java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Kjo situatë meteorologjike rrjedh si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugperëndimore dhe veriperëndimore.
E hënë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.
E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, mesatare dhe lokalisht e fortë.
E mërkurë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.
E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.