Kjo krijesë e çuditshme shkaktoi frikë në një shtëpi në Indonezi, pasi u pa duke ecur nëpër tavan.
Pronari i shtëpisë Hari Toae e vërejti krijesën me pamje aliene duke lëvizur përreth tavanit në shtëpinë e tij në Bali muajin e kaluar.
Krijesa kishte dy krahë, katër tentakula me këmbë të ndryshme dhe dukej sikur lëvizte me kokëposhtë, me këmbët e tij që e mbanin atë në tavan, transmeton Gazeta Express.
Hari tha dukej që krijesa po kërkonte një vend të sigurt për të qëndruar, pasi kishte rënë shumë shi atë natë. Se çfarë ishte kjo krijesë, ende mbetet e paqartë.