Gjatë ditës së sotme u raportua për arrestimin e Fahri Fazliut nga EULEX-i.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar avokatin Artan Çerkini, por i njëjti ka bërë të ditur se Fahri Fazliu nuk është arrestuar, por vetëm i është konfiskuar telefoni.
Çerkini tha për Reporteri.net se Fazliu ka pasur urdhër për konfiskim të telefonit dhe tani është i lirë.
“Nuk është arrestuar, ka pasur urdhër për konfiskim të telefonit, është lajmëruar në EULEX, janë kryer procedurat e konfiskimit të telefonit dhe është liruar”, tha Çerkini për Reporteri.net.
Derisa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë komentuar lidhur me këto raportime.
“Nuk kemi asnjë koment”, tha Chris Bennett, zëdhënës i Zyres së Prokurorit të Specializuar.